Ballina Aktualitet PD, deputetja Tabaku: Shqipëria në monitorim të rreptë për pastrimin e parave

PD, deputetja Tabaku: Shqipëria në monitorim të rreptë për pastrimin e parave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se institucioni më i rëndësishëm në fushën e luftës ndaj pastrimit të parave, ‘Moneyval’ ka detyruar Këshillin e Evropës që të vendosë në monitorim të rreptë institucionet shtetërore dhe vetë Shqipërinë për pastrimin e parave.

Tabaku shprehet se vlerësimi i Moneyval vjen mbas raportit të DASH që thekson rrezikun në rritje të pastrimit të parave dhe të Institutit të Bazelit për Shqipërinë si vend me rrezik.