Ballina LAJME PD, deputetja Tabaku: Projekt-buxheti 2019 pasuron vetëm oligarkët

PD, deputetja Tabaku: Projekt-buxheti 2019 pasuron vetëm oligarkët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, që njëkohësisht është edhe nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Fiancave, ka deklaruar sot se buxheti i vitit 2019 pasuron një grup të vogël njerëzish dhe rrit taksat për shumicën. Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, deputetja Tabaku u shpreh se ata që votojnë buxhetin e ri kanë votuar për buxhetin e oligarkëve.

“Metoda e shpikur nën këtë qeverisje me emrin PPP u ka kushtuar deri më tani shqiptarëve 2,2 miliardë euro. Në mënyrë të paprecedentë, në vitin 2019, për koncesionet do paguhet një vlerë prej 105 milionë eurosh, duke ia hequr këtë shumë investimeve në infrastrukturë, ujësjellësa dhe shkolla. Kushdo që voton buxhetin 2019, në fakt ka votuar një buxhet në interesin e oligarkëve dhe një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët, njësoj si dikur diktatura famëkeqe moniste bëri me prindërit tanë,” – ka thënë deputetja demokrate Tabaku.