Ballina Aktualitet PD, deputetja Tabaku: Mbi koston e Unazës së Tiranës

PD, deputetja Tabaku: Mbi koston e Unazës së Tiranës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar koston e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Tabaku shkruan se kostoja e vërtetë e projektit është 24 milionë euro për kilometër, dhe jo 20 milionë siç është thënë fillimisht dhe krahas kostos, ka publikuar edhe një tabelë të ARRSH-së, ku sipas saj tregon më së miri korrupsionin e tenderit.

“Mbi koston e Unazës së Tiranës!

Kemi disa ditë që diskutojmë për koston e Unazës së Tiranës dhe faktit që kosto për kilometër është 20 milionë euro. Në fakt të gjitha tenderat publike japin vlerën e tenderit pa TVSH që do të thotë kosto është në të vërtetë 48 milionë euro dhe 24 milionë euro për kilometër,” – shprehet Tabaku.