Ballina Aktualitet PD, deputetja Tabaku: Liri bizneseve

PD, deputetja Tabaku: Liri bizneseve

Partia Demokratike ka prezantuar sot shtyllat kryesore te programit ekonomik të saj para shoqatave të Bizneseve dhe sipërmarrësve.

Gjatë prezantimit deputetja Jorida Tabaku numëroi problemet ekonomike të programit të qeverisë. Ajo tha se vendi numëron një barrë fiskale shtesë prej 1.9 mld eurosh ku 97 % e bizneseve dhe konsumatorëve e mbajnë këtë barrë. Tabaku theksoi gjithashtu se programi i PD i jep biznesit atë që kjo qeveri ka më shumë frikë, që është liria.

“Ne ju kemi dëgjuar me kujdes, kemi mbajtur shënimet tona dhe jemi të hapur të vazhdojmë t’ju dëgjojmë për të promovuar më së pari një ekonomi tregu përballë ekonomisë së monopoleve dhe oligopoleve. Kemi dëgjuar problemet tuaja, çdo gjë që ju keni me rregullimet e tepërta dhe kemi menduar një zgjidhje. Kemi dëgjuar me kujdes ankesat për sjelljet e tatimorëve që vijnë e ju vendosin taksa ekstra shtesë të atyre të qeverisë. Ne ju ofrojmë atë që kjo qeveri ka më shumë frikë, lirinë. Lirinë tuaj për sipërmarrje, për subvencionim, për biznesin tuaj dhe vizionin tuaj inovator. Besoj ka ardhur koha që të mos shtyhemi më të largohemi nga ky vend. Ka ardhur koha që një orë e më parë të luftojmë që ta kthejmë ekonominë e tregut në një ekonomi konkurruese duke pasur ju në bazë,” – theksoi Tabaku.