Ballina Aktualitet PD, deputetja Pampuri: Mos gënjeni kaq hapur

PD, deputetja Pampuri: Mos gënjeni kaq hapur

Deputeteja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar pas publikimeve të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në lidhje me shifrat për gjendjen e sistemit në përgjithësi.

“Mos gënjeni kaq hapur, nuk mbulohet dielli me shoshë.

Shpikni studime, paraqitni të dhëna dhe mendoni që ia hodhët. Por si mund të përdorni shifra kur realiteti ju tradhëton.

Për ç’përmirësim kushtesh flet ministrja e Shëndetësisë, kur në spitalet pseudorajonale mungojnë mjekët, medikamentet, infrastruktura bazë e deri tek skandali i fundit ku mungonte narkoza, në spitalin e Peshkopisë,” – shkruan Pampuri në hapjen e postimit të saj në Facebook.