Ballina Aktualitet PD, deputetja Metaliaj: Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do...

PD, deputetja Metaliaj: Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do Edi Rama

Partia Demokratike nuk harroi as sot të akuzonte kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Deputetja e PD, Lindita Metaliaj, tha se duke patur prokurorinë politike si protektore të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës, kryetari i Bashkisë së Durrësit mund ta shtyjë për pak arrestimin e tij, por ai e di shumë mirë se koha punon kundër tij.

Sipas saj, përgjimet e dosjes “339” kanë zbuluar para të gjithëve se Kryeatari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me bandat në zgjedhje. Metaliaj theksoi se Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do Edi Rama!

“Pas zgjedhjeve te vitit të kaluar, vëzhguesit ndërkombëtarë pranuan blerjen e votave, kërcënimin dhe intimidimin e votuesve. Pas daljes në dritë të dosjes 339, askush nuk mund ta mohojë këtë. Përgjimet e dosjes 339 kanë zbuluar para të gjithëve se Kryeatari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me bandat në zgjedhje. Bandat ishin shtabi qëndror elektoral i Vangjush Dakos dhe Partisë Socialiste në Durrës. Bandat kanë blerë vota, kanë kërcënuar e intimiduar votuesit, ndërsa Vangjush Dako i ka shpërblyer ato me tendera dhe pasuri publike,” – u shpreh deputetja Metaliaj.