Ballina Politikë PD, deputetja Duma: Shqipëria po varfërohet

PD, deputetja Duma: Shqipëria po varfërohet

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë për mediat ka folur sot për përgjysmimin e projekt-buxhetit të 2019. Duma tha se Shqipëria po varfërohet gjithnjë e më shumë në një kohë që të aftit dhe të rinjtë kanë zgjedhur të largohen nga vendi.

“Varfëria sot në Shqipëri nuk është varfëri ekonomike është plakja e popullsisë dhe arratia e më të aftëve Ata që jetojnë pa asnjë të ardhur nga 113 familje ekonomike që përfitonin ndihmë ekonomike jemi minus që nuk përftojnë më ndihmë ekonomike. Nuk janë të fshehta edhe pikët që përcaktojnë varfërinë. Këtu familje kur abondohen siç po ndodh nuk kursehet por përkundrazi. Varfëria e skajshme hap dyert krimit, gjykatave dhe burgut,”- u shpreh ajo duke theksuar se ka familje që janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike dhe ky fakt e varfëron më shumë vendin.