Ballina Aktualitet PD, deputetja Duma: Edhe nëse tarifat nuk janë rritur, është rritur kostoja...

PD, deputetja Duma: Edhe nëse tarifat nuk janë rritur, është rritur kostoja e jetesës

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, u shpreh në njw emision televiziv se shqiptarët shpenzojnë 39% të të ardhurave vetëm për arsimin.

“Është rritur energjia, qiraja, uji dhe të jesh student duhet të jetosh. Jeta studentore është jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe kjo është arsyeja që shqiptarët paguajnë më shumë për arsimin sesa vendet e tjera (në raport me të ardhurat). Shpenzojnë 39% në arsim dhe shqiptarët nuk po hanë, por po shkollojnë fëmijët. Diploma në tregun e punës vlen 0 lekë,” – deklaroi deputetja demokrate.