Ballina LAJME PD, deputetja Çupi: Rrugën e Arbërit e duam, por jo duke falur...

PD, deputetja Çupi: Rrugën e Arbërit e duam, por jo duke falur 160 mln euro

Deputetja e Partrisë Demokratike, Durata Çupi, ka rikthyer vëmendjen tek ndërtimi i Rrugës së Arbërit, duke i kthyer përgjigje ministrit Arben Ahmetaj. Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, deputetja Çupi shkruan se “nuk është e vërtetë që opozita e kundërshton ndërtimin e rrugës, por thjesht dhënien e 160 milion eurove oligarkë.”

Deputetja demokrate thekson se opozita ka si prioritet që këto para të shkojnë për investime në turizëm dhe jo në xhepat e pushtetarëve. “Rruga Arbërit duhet bërë sa më parë, por jo duke u dhënë oligarkëve falas 160 milion euro. Rruga duhet bërë për banorët e Dibrës, jo për të çertifikuar mega-vjedhjen e radhës të kësaj qeverie. Rruga e Arbërit ka qenë projekt prioritar i qeverisë Berisha, por jo si një projekt për hajdutët, por për qytetarët,” – ka shkruar deputetja Çupi në profilin e saj në Facebook.