Ballina LAJME PD, deputetja Çupi: Kryebashkiaku durrsak Dako tani duhej të ishte në burg

PD, deputetja Çupi: Kryebashkiaku durrsak Dako tani duhej të ishte në burg

Partia Demokratike këmbëngul për arrestimin e kryebashkiakut durrsak Vangjush Dako. Në një dalje para mediave nga selia e PD, deputetja Dhurata Çupi tha se përgjimet tregojnë se Dako ka komunikuar me bandën e Avdylajve shumë kohë para zgjedhjeve. Po kështu, sipas saj, Dako ka komunikuar edhe pas zgjedhjeve për të falënderuar Astrit Avdylajn.

“Pavarëisht fakteve dhe mashtrimeve publike të kryebashkiakut të Durrësit, Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje. Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, duhej të arrestohej për krim elektoral e bashkëpunim me bandat,” – ka thënë deputetja demokrate Çupi.