Ballina Aktualitet PD, deputeti Shehu: Rama të sqarojë pse u largua nga vendi

PD, deputeti Shehu: Rama të sqarojë pse u largua nga vendi

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama duhet të sqarojë se ku ndodhej në këto ditë protestash dhe arsyet se pse ka udhëtuar.

Duke ju referuar vizitës së Ramës në Turqi si dhe takimit me Erdogan, Tritan Shehu shprehet se Rama është i detyruar te beje publike çfarë e shtyu kaq fort për të lenë vendin në këto momente.

“Nëse atij do t’i duhej te këshillohej për çfarë po ndodh ne Shqipëri, këtë duhet ta beje me liderat e personalitet e Perëndimit dhe BE ku ne aspirojmë te shkojmë e standardet e te cilëve duhet te implementojme. Nësë në atë drejtim i janë “mbyllur dyert”, kjo është tragjike”- thotë Shehu.