Ballina LAJME PD, deputeti Shehu: Francezët, dëshmi e popullit që lufton për të drejtat

PD, deputeti Shehu: Francezët, dëshmi e popullit që lufton për të drejtat

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka vlerësuar popullin francez pas protestave të mëdha kundër rritjes së çmimit të karburantit.
Në një status në Facebook, ai shkruan se francezët janë dëshmi e një populli që di të luftojë për të drejtat e tij dhe të fitojë.
“Thelbësore këto vlera shpeshherë, pikërisht për të vendosur drejtësi,” shkruan ai.

“Francezët, dëshmi e një populli që di të luftojë për të drejtat e tij..dhe të fitojë. Qoftë edhe duke vendosur “giljotenin” poshtë zyrave të qeverisë..
Në faktd ikur i vendosën realet…
Tërhiqet Qeveria franceze përballë presionit popullor duke u shpallur moratorium për rritjen e taksave të karburantëve, deri në një kompromis me protestuesit. Një popull vital, me koshiencë qytetare ai, që nuk duron dot padrejtësitë e arrogancën. Thelbësore këto vlera shpesh herë, pikërisht pikërisht për të vendosur drejtësi,”-shkruan ai.