Ballina Aktualitet PD, deputeti Shehu: 20 shkurti, ditë që nuk harrohet

PD, deputeti Shehu: 20 shkurti, ditë që nuk harrohet

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka përkujtuar 20 shkurtin e vitit 1991, kohë kur u shemb busti i ish-diktatorit Enver Hoxha. Përmes një postimi në Facebook, deputeti demokrat shprehet se ajo ishte ditë e ndryshimeve te mëdha, por fatkeqësisht edhe sot Shqipëria është në një udhëkryq, e mberthyer nga rreziku i autokracisë dhe diktaturës së krimit.

“Sot jemi më 20 Shkurt, ditë që nuk e harrojmë kurrë, Ditë e Madhe e ndryshimeve të mëdha, e shembjes së simboleve të një prej regjimeve më tragjike të njerëzimit. Atë ditë, mbasi dola nga ambjentet e grevës së studentëve, që i dhanë impulsin e forcën asaj ngjarje, pata privilegjin të isha në atë shesh, së bashku me Aidën, pikërisht në orën 14:10. Fatkeqësisht, përsëri sot, mbas kaq vitesh, Shqipëria është në një udhëkryq. Eshtë e mbërthyer nga rreziku i autokracisë, diktaturës së krimit, kthimit përsëri drejt Lindjes së zymtë. Por, përsëri së fundmi po ndjehen “pulsi”, “rahjet”, tik-taket e një kundërshtije të madhe popullore. Kjo të bën të shpresosh për më mirë!” – shkruan deputeti demokrat Tritan Shehu.