Ballina Aktualitet PD, deputeti Salianji: Sot është vendosur një standard i zi në Republikë

PD, deputeti Salianji: Sot është vendosur një standard i zi në Republikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e konsideroi si standard të zi në Republikë vendosjen e masës së sigurisë për banorët e Astirit.

“Sot është vendosur një standard i zi në Republikë, kur nëse trafikant, përdhunues, kriminel, bëhesh kryetar bashkie si Vangjush Dako, Elvis Roshi, si Prenga, si Ndoka, etj dhe nëse je protestues për të mbrojtur familjen tënde, pronën, dënohesh pa prova dhe pa ligj duke shkelur themelet e së drejtës.
Prokuroria nuk kishte asnjë provë. Në mënyrë të turpshme, prokuroria tha se kemi prova 5 bidona dhe materiale plastike, prova tjetër ishin dy restela dhe dy pankarta me mbishkrime. Mbi këtë bazë jo vetëm u dënuan sot pasi të gjithë janë me masë sigurimi,”-u shpreh deputeti Salianji në një deklaratë për mediat.