Ballina Aktualitet PD, deputeti Salianji: Qeveria ka frikë nga “Vettingu”, jo opozita

PD, deputeti Salianji: Qeveria ka frikë nga “Vettingu”, jo opozita

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur së fundmi se është qeveria ajo që sot ka frikë nga vettingu dhe jo opozita.

“Partia Socialiste u thotë shqiptarëve që vettingun e kanë demokratët, që reforma në drejtësi na qenka për frikën e një opozite e cila ka 6 vjet që është në opozitë, dhe jo për qeverinë, ndërkohë që personat më të anatemuar, personat me të cilët u kanë marrë vota socialistëve, ish ministra e kësaj partie, PD, i keni marrë në prehër dhe po i vini nga funksioni në funksion, për turpin tuaj dhe të atyre që pranojmë çdo lloj llokmë nga ju,” – u shpreh Salianji.

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji u shpreh gjithashtu se “personat me të cilët u kanë marrë vota socialistëve, ish ministra e kësaj partie , i keni marrë në prehër dhe po i vini nga funksioni në funksion, për turpin tuaj dhe të atyre që pranojmë çdo lloj llokmë nga ju”.