Ballina Aktualitet PD, deputeti Salianji: Ndryshimet në qeveri, fitore e betejave opozitare

PD, deputeti Salianji: Ndryshimet në qeveri, fitore e betejave opozitare

Pas ndryshimeve të djeshme që ndodhën në kabinetin qeveritar ‘Rama’, ku u larguan 7 ministra dhe u emërua një tjetër i ri, nuk ka munguar as reagimi i deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

I pranishëm në Korçë, me rastin e 28 vjetorit të themelimit të degës lokale të PD në këtë qytet, Salianji e cilësoi këtë vendim një lajm të mirë, pasi sipas tij u larguan të gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, duke theksuar se ky është hapi i parë i fitores së betejave opozitare për të larguar qeverinë.

“Për Shqipërinë, pa diskutim është një lajm i mirë, që largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, që kanë pasur afera të rënda korruptive. Ky është hapi i parë i fitores së betejave opozitare për të larguar qeverinë. Hapi tjetër, duket që e ka ndërmarrë vetë Rama, për të kaluar në një qeveri tranzitore, deri në dorëzimin përfundimtar të pushtetit,” – u shpreh Salianji në fjalimin e tij.