Ballina Aktualitet PD, deputeti Salianji: 80 të zhdukur nga përfshirja me bandat

PD, deputeti Salianji: 80 të zhdukur nga përfshirja me bandat

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një dalje për mediat ka bërë bilancin e të vrarëve dhe të zhdukurve në vend nga përfshirja me bandat e drogës. Salianji  tha se të paktën 80 persona rezultojnë të zhdukur.

“80 të zhdukur është vetëm numri i denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre. Dëshmitë e familjarëve faktojnë përfshirjen e policisë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por dhe në dekonspirimin dhe kërcënimin e familjarëve të të zhdukurve. Kjo është kambana e alarmit të një shteti që përfundimisht ka rënë në duart e krimit,” – u shpreh ai.

Salianji tha se është e papranueshme që njerëzit të zhduken pa lënë gjurmë dhe se kanabisi të shitet në shkolla si çaj mali.

Teksa i referohet denoncimit të kreut të PD-së, Salianji tha se në zonën elektorale të kryeministrit lidhja e bandave me policinë është aq e fuqishme, sa familjarët e personave të zhdukur denoncojnë në policinë e Fierit.