Ballina Aktualitet PD, deputeti Paloka: Kur i vjen ngordhja padronit, shërbëtorët bëhen të neveritshëm

PD, deputeti Paloka: Kur i vjen ngordhja padronit, shërbëtorët bëhen të neveritshëm

Deputeti demokrat, Edi Paloka mohon akuzat e publikuara në media të caktuara sipas të cilës, ai dhe deputeti tjetër demokrat, Gent Strazimiri kanë shkuar në Lezhë për të rekrutuar persona me precedentë penalë.

“Shërbëtorët e Ramës, nuk heqin dorë.
Të jesh i ndershëm dhe t’i shërbesh Ramës sot duhet të jesh deficent nga mendja.
Po të mos jesh deficent por t’i shërbesh Ramës, je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama. Sot kanë mbetur fare pak ata që vazhdojnë të mbrojnë Ramën sepse dhe atyre që kanë qenë dikur mbështetës të fortë të tij, sot ju vjen turp ti dalin në krah.
Kanë mbetur vetëm me të ndyrët që janë të zhgërryer keq dhe që e dinë se nesër Rama do i marrë me vete. Kur i vjen ngordhja padronit, shërbëtoret bëhen edhe me të neveritshëm. Se fundmi kanë botuar një mashtrim ordiner, të denjë vetëm për ata, sikur unë dhe Strazimiri paskemi qenë dje në Lezhë për të rekrutuar persona me precedentë penal… As njeri as tjetri dje nuk kemi lëvizur nga Tirana, madje kemi qenë dhe në sy të publikut dhe kamerave gjithë ditën. Po me sa duket tani që do jemi dhe pa rroga, do na vijnë indirekt në ndihmë qelbësit e Ramës,” – ka reaguar Paloku.