Ballina Aktualitet PD, deputeti Paloka: Gjiknuri, si kamarieri tek Pista e Hekurudhës

PD, deputeti Paloka: Gjiknuri, si kamarieri tek Pista e Hekurudhës

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me megaskandalin me tenderin e Unazës së Madhe i denoncuar në emisionin.

Gjiknuri u shpreh se nëse konfirmohet falsifikimi i dokumenteve do të zgjidhet kontrata me firmën, por Paloka ironizon përmes një postimi në Facebook duke rrëfyer një histori të një kamerieri para viteve 1990 tek Pista e Hekurudhës.

“Gjiknuri si kamarieri i dikurshem i Pistes të Hekurudhës.

Përpara viteve ‘90 tek Pista e Hekurudhës (lokali në det) , ishte një kamarier “bir kurve”. Kur kishte grupe të mëdhenj klientësh e sidomos kur i dukej se kishin pirë shumë , ai kishte gjetur një mënyrë origjinale për t’i vjedhur.

Bënte llogarinë me laps në dorë përpara klientëve ; kaq qofte-kaq lek ,kaq panine-kaq lek ,kaq birra -kaq lek… Në fund shtonte duke folur shpejt ; “edhe 50 lek PO E HËNGRE” dhe të jepte për të paguar totalin me gjithë 50 lekshin e shtuar( atë kohë 50 lek nuk ishin pak ). Në shumicën e rasteve klientët nuk kuptonin gjë dhe paguanin.

Kur dikush e kapte hilen , atëhere “biri i kurves” e kthente me të qeshur : “Aaa bravo, nuk e hëngre!” dhe vazhdonte i qetë punën në kërkim të 50 lekshit të rradhës.

Atë “birin e kurves” më kujtoi Gjiknuri që i kapur në flagrancë me skandalin e Unazës së Re deklaroi dje : “do anullojme tenderin”.

Pra 40 milion euro PO E HËNGRET dhe tani që na kapët thjesht “po anulojmë tenderin…”

Ai “biri i kurves” kamarieri, një natë qëlloi me disa kliente që nuk hanin as hilen e as shakanë dhe pasi e rrahën mirë e hodhën dhe në det.

Po me këtë “Guru”-n që donte të vidhte me një dorë 40 milion euro çfarë duhet të bëjme ? Po me këta që kanë 5 vjet që na vjedhin ???”, – u shpreh Paloka në postimin e tij.