Ballina Aktualitet PD, deputeti Hasa: Qeveria eliminon kasat e vjetra fiskale, detyron bizneset të...

PD, deputeti Hasa: Qeveria eliminon kasat e vjetra fiskale, detyron bizneset të marrin të reja

Në një dalje nga selia blu, deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka sulmuar qeverinë Rama me pretendimin se kjo e fundit ka nxjerrë një vendim që skualifikon kasat ekzistuese fiskale dhe detyron bizneset të pajisen me kasa të tjera. Sipas PD, bizneset detyrohen të transmetojne çdo shitje në kohë reale, një funksion që kasat ekzistuese nuk e kanë.

“Buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës. Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 deri në 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve,” – u shpreh deputeti Hasa.