Ballina Aktualitet PD, deputeti Bylykbashi: Rama i do kriminelët për vota

PD, deputeti Bylykbashi: Rama i do kriminelët për vota

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se kryeministri Edi Rama nuk e do vettingun e politikanëve, pasi kriminelet i duhen për të mbledhur votat me para dhe presion.

Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi shprehet se Rama përdor Kushtetutën si alibi për mbrojtjen qe i bën këtyre politikaneve.

“Po njësoj, Edi Rama refuzonte Dekriminalizimin para zgjedhjeve lokale te 2015 duke mbrojtur Elvis Rroshin se perdhunimi ne grup kishte qene vetem nje “gabim rinie,”- thotë ndër të tjera deputeti i PD.