Ballina Aktualitet PD, deputeti Bumçi: Të largojmë atë që sillet si pushtues

PD, deputeti Bumçi: Të largojmë atë që sillet si pushtues

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka qenë pranë protestuesve në Shkozë në mbështetje të tyre dhe kundër prishjes së banesave pa siguruar strehim dhe dëmshpërblim për ata që preken.

Ai iu ka bërë thirrje banorëve të mblidhen tek kryeministria për të larguar kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se po sillet si pushtues.

“Nuk ka zgjidhje nëse nuk mblidhen protestuesit pranë kryeministrisë. Ta largojnë atë njeri që po sillet si pushtues. S’ka rrugë tjetër. Lapraka është zona që do goditet më rëndë nga kjo valë prishjesh të këtij kryeministri pushtues,” – deklaroi Bumçi nga Shkoza.