Ballina Aktualitet PD, deputeti Boçi: Abrogoni ligjin për arsimin e lartë

PD, deputeti Boçi: Abrogoni ligjin për arsimin e lartë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur me tone të ashpra kundër qeverisë, duke i dalë në mbrojtje studentëve dhe protestës së tyre.

Ai tha se PD përfaqësohet në Kuvend për shkak të kauzës së studentëve. Në emër të partisë së tij Boçi bëri thirrje për abrogomin e ligjit për arsimin.

“Shprehim mbështetjen tonë për protestën e studentëve, që janë ngritur kundër sistemit dhe oligarkisë. Janë ngritur kundër zhvatjes ndaj tyre dhe ndaj familjes së tyre. I ka hedhur kjo qeveri kundër, ndaj jemi sot këtu. Abrogoni ligjin për arsimin. Shqiptaret jane kunder kesaj qeverisje,” – tha Boci.