PD denoncon:”I kanë marrë zvarrë e me dhunë mësuesit me kërcënime në mitingje, takime elektorale e votime”

47

Ish deputeti i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar ditën e sotme se institucionet arsimore drejtohen nga persona të komanduar politikisht.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti shkruan se arsimtarët komandohen nga partia e cila ka shkarkuar mësuesit e ka vendosur militantët e saj.

Sipas tij “i kanë marrë zvarrë e me dhunë mësuesit me kërcënime në mitingje, takime elektorale e votime.”

Postimi i plotë:

Fakti që tronditi arsimin!
Me një urdhër Ministria a Arsimit ka hapur procedurat e konkurrimit për drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare në disa ZAV.
Ajo që bie në sy, në vetë tabelën bashkangjitur këtij urdhri, është fakti skandaloz që këto shkolla nga viti 2013 deri më tani, kanë pasur drejtues të komanduar.
E tmerrshme dhe një papërgjegjshmëri absolute!
Kur janë kaq shumë në këto zyra arsimore relativisht të vogla, po gjithsej sa janë të komanduar në gjithë Shqipërinë?!
Krim i pastër arsimor!
Denoncimet tona kanë qenë të vazhdueshme, por u desh kjo shkresë që Ministria “të çjerrë maskën” e vetë Ministrisë!
Ligji e përcakton qartë që një drejtues i komanduar mund të qëndrojë në detyrë vetëm gjashtë muaj.
Këta kanë plot shtatë vite.
U komanduan me përcaktim politik aty, pas reprezaljeve politike të 2013.
Kanë bërë çfarë i ka thënë partia e çfarë u ka dashur qejfi me shkarkime, largime mësuesish e emërime militantësh.
I kanë marrë zvarrë e me dhunë mësuesit me kërcënime në mitingje, takime elektorale e votime.
Krejtësisht jashtë ligjit.
Pyetja është e thjeshtë:
Kush mban përgjegjësi për shkeljen flagrante të ligjit dhe pasojat negative në sistemin arsimor?!
Më tej:
Cili është dëmi katastrofik në arsim për shkak të kësaj papërgjegjshmërie?
Po dëmi ekonomik?
Pse Rama, Nikolla dhe Shahini nuk vendosen para përgjegjësisë ligjore e penale për këtë shkelje flagrante me pasoja të pallogaritshme për arsimin?
Dhe tani përsëri pas shtatë vitesh gjoja u bindën të bëjnë konkurs!!!?
Po ç’konkurs?!
Edhe ky është i paracaktuar. Jo me komandim tani, por me komandë politike!
Formalitet!
Sepse kanë vendosur si kriter mbarimin e shkollës së drejtorëve, alias shkollën e partisë, të cilën kanë pasur privilegjin ta ndjekin vetëm militantët e devotshëm.
Turp tjetër përmbi turpin aktual!
Katastrofë mbi katastrofë!
Degradim mbi degradim!
Ky shkatërrim duhet ndalur.
Përgjegjësi penale për autorët!
Dënim me votë politike për përgjegjësit!