PD denoncon:”1 milardë lekë tender fiktiv, për monitorimin e tatimorëve, provat!”

45

“Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka kryer një tender fiktiv me vlerë 1 miliardë lekë për kompaninë që në 1,5 muaj ka marrë 2.5 miliard lekë nga taksat e shqiptarëve”. Ky është denoncimi tjetër që ka bërë sot, Partia Demokratike. AKSHI jep 1 miliard lekë për sistemin e monitorimit të inspektorëve tatimorë, sistem në fakt që ekziston që prej vitit 2013-të.

Z. Endri Hasa nga selia blu deklaroi sot: “Ndërkohë që vendi është në krizë dhe shqiptarët nuk po ushqejnë dot familjet, AKSHI ka gatuar vjedhjen e radhës së taksave të shqiptarëve.

Në tenderin e hapur nga AKSHI kanë marr pjesë vetëm dy kompani dhe Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliardë lekë.

Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë. Nëpërmjet kësaj vjedhje të pastër, 1 miliardë lekë të taksave të shqiptarëve do t’i paguhen Iva Elektronik dhe Image & Communication për një sistem të monitorimit të inspektorëve, i cili rezultin se është në fakt ekzistues, dhe i ndërtuar prej vitit 2013.

Kompania në fjalë, vetëm për një muaj e gjysmë, nga 6 korriku 2020 deri sot, ka marrë 2.5 miliard lekë tendera nga AKSHI.

Të gjitha afër fondit limit dhe pa konkurencë. ë një kohë që bizneset mbyllen se s’kanë mbështetje dhe qytetarët mbeten pa punë se vendet e punës shkurtohen, qeveria Rama ju grabit shqiptarëve përmes kësaj kompanie edhe 10 milion lekë në ditë para nga taksat e tyre për dy vite me radhë.

Qytetaret janë në vështirësi ekonomike, pandemia ka mbërthyer vendin, por motivi i vetëm i qeverisë Rama është vjedhja pa ndalim.

Abuzimet dhe tenderat korruptive nuk rreshtin asnjë ditë! Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë penale e çdokujt të përfshirë në këtë vjedhje të pastër të parave të shqiptarëve duhet të jetë përparësi absolute e SPAK dhe organeve të drejtësisë. Për të ndihmuar biznesin e ndershëm dhe për eliminuar korrupsionin ka vetëm një zgjidhje: largimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij te korruptuar dhe grabitqar.”