Ballina Politikë PD, Bylykbashi: Reagimi i Dakos, banalitet i së keqes

PD, Bylykbashi: Reagimi i Dakos, banalitet i së keqes

Pas deklaratave të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ku në shënjestër të sulmeve vinte deputetin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashin, ka reaguar edhe ky i fundit, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

Bylykbashi cilësoi reagimin e Dakos si banalitet të së keqes. Po ashtu demokrati thumboi Dakon me epitetin ‘supermeni’, ndërsa shtoi se derën e qelisë kryebashkiaku do e mbyllte vetë.

“Banaliteti i së Keqes

Lexova qe dje paska reaguar supermeni! Konfirmim i banalitetit te se keqes qe ai perfaqeson. Po reagon me vulgaritet ndaj kujtdo qe e akuzon per cfare eshte katandisur. Nje reagim halli, fiks si ai i brejtesve para termetit!

E te mendosh qe me kete banalitet, pretendon te perfaqesoje model politikani per durrsaket, sepse sipas tij ka mbaruar koha kur votat i mblidhnin politikanet serioze. Sigurisht, ai sot votat i mbledh me “duart e pastra akullore” te krimineleve.‎ E te mos harroje se njesoj si ai, shume vota mblidhte edhe Elvisi i Kavajes, qe ishte denuar per perdhunim ne grup, apo ata fare deputetesh te Rames qe kishin denime per trafiqe. Eh ku eshte katandisur,”- u shpreh në fillimin e postimit të tij deputeti.