Ballina Politikë PD, Bylykbashi: Dako në burg, faktet e krimit elektoral janë të qarta

PD, Bylykbashi: Dako në burg, faktet e krimit elektoral janë të qarta

Përmes një deklarate për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi u shpreh lidhur me faktet e krimit elektoral të kyebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, duke theksuar se janë të qarta dhe për këtë krim, ai duhet të jetë në burg.

“Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, liçenca dhe leje ndërtimi në Durrës,” tha më tej Bylykbashi.

Deputeti i PD shtoi gjtihashtu edhe se dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit te pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo grabitura nga këto banda për llogari të kryeministrit.