Ballina Aktualitet PD, Boshku: “Protesta e 2 qershorit”, revolta e qytetarëve s’mund të kontrollohet...

PD, Boshku: “Protesta e 2 qershorit”, revolta e qytetarëve s’mund të kontrollohet më

Gjatë një interviste për median, nënkryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Arlind Boshku ka treguar detaje nga ajo që pritet të ndodhë më datë 2 qershor kur do të zhvillohet protesta kombëtare e rradhës.

Sipas Boshkut të paktën 4 mijë qytetarë do të nisen nga Durrësi drejt Tiranës për të protestuar për papunësinë, krimin e organizuar në qytet, shëndetësinë, arsimin apo klikën e krimit siç e cilëson ai qeverisjen e kryeministrit aktual Edi Rama.

Sa i takon kohëzgjatjes së protestës, nënkryetari i PD-së së Durrësit thotë se këtë gjë do ta vendosin qytetarët

“Unë nuk mund të flas për qytetarët dhe as nuk i kontrolloj dot. Ata janë shumë dhe gjithnjë po bëhen edhe më shumë. Duhet të dini se atyre u ka ardhur shpirti aty ku s’mban më. Janë të gjithë të irrituar me sjelljen arrogante të kryeministrit i cili kurrë s’i ka dëgjuar por veç i ka poshtëruar dhe i ka zhytur në mjerim. Revolta e tyre s’mund të kontrollohet nga asnjë organizator. Në do të vazhdojmë derisa të japë dorëheqjen kryeministri, të shkohet në qeveri tranzitore, dhe të krijohen të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” – shprehet nënkryetari Boshku.