PD, Basha takon Paul McCarthy, drejtori i IRI për Evropën: Vlerat e perëndimit, udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës

0
1

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim në zyrën e tij drejtorin rajonal për Evropën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy. Përmes një postimi në Twitter, Basha thekson se takimi me McCarthy ishte “shumë i frytshëm.”

“Folēm për krizën politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit, – vijon në tej Basha në postimin e tij në Twitter. – Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e një shteti modern.”

Paul McCarthy i është bashkuar Institutit Ndërkombëtar Republikan në vitin 2004, duke punuar kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Prej vitit 2018, ai është drejtori rajonal për Evropën.

Më herët, Paul Maccarthy ka qenë pjesë e National Endowment for Democracy, ku ka punuar për zbatimin e projekteve të ndryshme edhe në Ballkan, në mbështetje të mediave të pavarura, organizatave të shoqërisë civile dhe forcave politike gjatë periudhës së tranzicionit nga regjimet komuniste në demokraci.

Institutit Ndërkombëtar Republikan, ashtu si edhe National Endowment for Democracy, është një organizatë jofitimprurëse, e cila fokusohet në promovimin e demokracisë.