Ballina Aktualitet PD, Basha: Rama mashtroi studentët, cikërrimat nuk japin zgjidhje

PD, Basha: Rama mashtroi studentët, cikërrimat nuk japin zgjidhje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilësoi mashtrime për të çoroditur studentët dhe opinionin publik vendimet e marra sot nga qeveria.

Sipas tij asnjë nga VKM nuk adreson kërkesat e studentëve dhe as nuk ofron zgjidhje.
“Para pak minutash mbaroi viti qeveritar ashtu si nisi me mashtrime dhe premtime të pambajtura. Rama po përpiqet të mashtrojë studentët me atë që quhet pak për Universitetin. Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot nuk zgjidhin asnjë nga problemet e vërteta të thella financiare, me të cilat përballen studentët dhe familjet e tyre. Ai tha se konviktet do bëhen në fund të mandatit, normal se nuk është Unaza. Paketa është mashtrim i plotë dhe shenjë e çoroditjes totale,” – u shpreh Basha.

Basha tha se zgjidhja e vetme është anulimi i menjëhershëm dhe i plotë i ligjit korruptiv për ligjin e arsimit të lartë dhe demokratizimi i Universiteteve, duke u dhënë autonomi më të plotë.