Ballina Aktualitet PD, Basha për protestën e mbrëmshme: Oqeani i shpresës, kriza zgjidhet mbi...

PD, Basha për protestën e mbrëmshme: Oqeani i shpresës, kriza zgjidhet mbi parime

Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës së bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook. “Oqeani i shpresës mbrëmë në Tiranë, ky bashkim madhështor i vullneteve të qytetarëve është besimi i çdo shqiptari tek ndryshimi që po vjen,” – shkruan Basha, ndërsa thekson se kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime.

“Kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime, – thekson lideri demokrat. – Rruga për të dalë prej saj kalon përmes standarteve europiane: para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme.”