Ballina Aktualitet PD, Basha: Nesër populli ngrihet të marrë në dorë fatet e tij

PD, Basha: Nesër populli ngrihet të marrë në dorë fatet e tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh drejtuar popullit një ditë para protestës.

Sipas Bashës, nesër populli ngrihet të marre në dorë fatet e tij dhe se përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri.

Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Evropian. Në Evropë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli! Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!” – shprehet më tej kreu i PD.