Ballina Aktualitet PD, Basha mbledh aleatët për protestën, i përmend Ramës një tjetër dosje

PD, Basha mbledh aleatët për protestën, i përmend Ramës një tjetër dosje

Kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të mblidhen nesër në protestën para Kuvendit, ndërsa la të kuptojë dhe për një dosje tjetër, atë të Dibrës, që sipas Bashës, Rama duhet të ketë frikë.

“Edi Rama, dosja 339 është makthi yt, – tha kryedemokrati Basha. – E di fare mirë se çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish çfarë përmban dosja 184. Të gjithë politikanët e përzier me kokat e krimit do shkojnë para drejtësisë. Beteja do vazhdojë.”

Më pas, lidhur me protestën e nesërme para Kuvendit, Basha tha: “Nesër në orën 10:00 ftoj qytetarët t’i bashkohen protestës së njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin total të këtij parlamenti dhe klonimet që Edi Rama përpiqet të bëjë.”