Ballina Aktualitet PD, Basha krah banorëve që preken nga Unaza e Madhe

PD, Basha krah banorëve që preken nga Unaza e Madhe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot krah protestës së mbajtur nga banorët e zonës së Astirit, banesat dhe subjektet e të cilëve do prishen si pjesë e projektit të Unazës së Madhe.

“Është fati i mbi 2 mijë banorëve të cilëve e keqja ju ka trokitur në derë. E kam ndjekur përmes rrjeteve sociale dhe deputetëve të mi. Jam ndjerë i shokuar por jo aq sa sot kur u ballafaqova me dramën e këtyre njerëzve. Po persekutohen dhe vihen në një persion të madh psikologjik. Mos prisni tju vijë e keqja në pragun e shtëpisë ejani këtu. Mbështesni këta banorë. Gjithçka është shkelur. Nuk ka asgjë të ligjshme. Kryeministri, shteti e ministrat kamë shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshme është protesta e këtyre banorëve,”- u bëri thirrje banorëve Basha.