Ballina Aktualitet PD, Basha: Kam një lajm të keq për Ramën, opozita nuk trembet

PD, Basha: Kam një lajm të keq për Ramën, opozita nuk trembet

Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, është shprehur sot, në një postim të tijin në Facebook, se as Shqipëria nuk do të digjet dhe as opozita nuk do të trembet.

“Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë, – shkruan lideri demokrat. – Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin.”

“Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri, duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës, – thekson Basha. – Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet.”

“Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në Kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm, – nënvizon kryetari i Partisë Demokratike. – Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë.”