Ballina Aktualitet PD, Bardhi: Policia të rrijë larg protestuesve më 16 shkurt

PD, Bardhi: Policia të rrijë larg protestuesve më 16 shkurt

Gjatë një dalje për mediat, Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të Policisë e cila bëri thirrje të mos përdoret retorikë që nxit dhunën për protestën e opozitës të planifikuar më 16 shkurt.

Deputeti Gazment Bardhi u shpreh se Rama i rrethuar nga zhgënjimi po përhap panik nëpërmjet policisë për protestën e 16 shkurtit duke planifikuar një skenar kriminal.

“Në një përpjekje të mjeruar, i rrethuar nga zhgënjimi dhe zemërimi i shqiptarëve, Edi Rama i vetmuar shfaqi sot gjithë pasigurinë e tij, kur urdhëroi policinë e Shtetit të përhapë panik lidhur me protestën e 16 shkurtit. Skenari për të përdorur policinë si vegël politike është kriminal,” – tha Bardhi.

Ai theksoi gjithashtu se PD garanton çdo qytetar për sigurinë e tij në protestën e 16 shkurtit.