Ballina Aktualitet PBDSH depoziton ankimimin në KQZ, Bindja Demokratike nuk duhet të regjistrohet në...

PBDSH depoziton ankimimin në KQZ, Bindja Demokratike nuk duhet të regjistrohet në zgjedhje

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBDSH) ka depozituar një ankimim në KQZ, duke kundërshtuar regjistrimin e Bindjes Demokratike në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas kësaj partie, regjistrimi i BD është i paligjshëm.

“BD nuk lejohet nga ligji të regjistrohet në zgjedhje. KQZ ka shkelur rëndë ligjin me urdhër politik. Po cënohen parimet për zgjedhje të ligjshme dhe të barabarta”, thuhet ankimim.

Mësohet po ashtu se Kolegji Zgjedhor do të hedhë sot shortin për caktimin e gjyqtarëve në orën 13:30 në Tiranë.