Ballina Aktualitet Patozi, nuk jam kryetar i “Bindjes” dhe nuk kam lidhje me Ramën

Patozi, nuk jam kryetar i “Bindjes” dhe nuk kam lidhje me Ramën

Koordinatori i Partisë së re “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi foli për krijimin e kësaj force duke hedhur poshtë aludimet se u ndihmua nga kryeministri Edi Rama

“Jam koordinator i bordit të përkohshëm të Partisë “Bindja Demokratike”. Do të më quash “president” më quaj unë s’të ndaloj, por këtë mandat kam. E kam bërë për shkak të ligjit në KQZ. Po e zëmë kryetar i përkohshëm, për sa kohë nuk ka zgjedhje, për shkak të ligjit” – tha Patozi.

Mbi akuzat se u ndihmua nga Rama, Patozi tha se kjo nuk ishte e vërtetë.

“Kjo është gjëja e parë që është thënë nga një pjesë e opozitës. Njerëz që mendojnë si ata mund të ketë plotë. Zyrtarisht kanë folur ata. Nuk i ndaloj dot të kenë këtë lloj qasje për partinë tonë. Unë s’do merresha fare me çfarë thonë ata. Unë për publikun kam detyrim t’u them, BD është një forcë që ka kjo shoqëri për të dalë nga një sistem i mbyllur.

Jemi kundër të dy palëve. Nuk jemi dakord që zgjidhja Shqipërisë mund t’i vijë nga ikja nga beteja e as nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës që e ka trajtuar këtë vend sikur tak ishte plaçkën e lënë nga babai. Janë gati ta shqyejnë njëri-tjetrin por nganjëherë bëjnë edhe pazar të pistë. Kemi dalë të luftojmë këto modele” – tha Patozi.