Patos, gardiani i burgut të Fierit vret dy persona me armën e shërbimit

0
1

Dy persona kanë mbetur të vrarë pas një konflikti me armë të ndodhur mesditën e sotme brenda ambienteve të Poliklinikës së Patosit. Sipas burimeve paraprake policore, shtetasi Elis Kapaj ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa shtetasi Manol Rrapaj vdiq në spital.

Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se autori i vrasjeve është shtetasi Martin Skëndaj, i cili është arrestuar. Mësohet se autori i vrasjeve punonte si gardian në burgun e Fierit.