Ballina Kronikë Patos, flakët përfshijnë tokën pranë puseve të naftës

Patos, flakët përfshijnë tokën pranë puseve të naftës

Një zjarr ka përfshirë zonën e njohur si “Ofiçinë” në kodrat e Patosit.

Mësohet vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit si dhe Albpetrolit dhe avarishpëtimit. Është mundësuar lokalizimi i flakëve, por të favorizuara edhe nga era, që rrezikon sërish riaktivizimi i vatrës së zjarrit. Fikja e zjarrit bëhet e vështirë edhe për shkak të terrenit të thyer. Është kërkuar ndërhyrja e forcave të tjera për të evituar përhapjen e flakëve.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll edhe pse është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer.