Ballina Aktualitet Patos, 23-vjeçarja bie në pus, shpëtohet nga zjarrfikësit

Patos, 23-vjeçarja bie në pus, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një vajzë 23-vjeçare ka rënë sot aksidentalisht brenda një pusi me thellësi 8 metra, në banesën e saj në qytetin e Patosit. Burimet policore nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se vajza 23-vjeçare isht eme zhvillim të vonuar dhe në pus kishte rënë aksidentalisht.

Pas lajmërimit për ngjarjen, punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit kanë ndihmuar familjarët për nxjerrjen e saj nga pusi. Më pas, ajo është dërguar në spital kontrollet e nevojshme mjekësore.