Ballina Aktualitet Pasuria e dyshimtë , gjykata urdhëron nisjen e hetimit për deputetin e...

Pasuria e dyshimtë , gjykata urdhëron nisjen e hetimit për deputetin e PS-së

Gjykata e Apelit në Tiranë ka urdhëruar prokurorinë që të nisë hetimet ndaj deputetit të PS-së, Ervin Bushati.

Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku kishte vendosur të mos niste hetimet ndaj deputetit Bushati, pas denoncimit të PD-së. Siç e ka bërë të rrugës, prokuroria i mbyll të gjitha dosjet dhe denoncimet që bëhen ndaj mazhorancës.

Por sot Gjykata e Apelit ka urdhëruar prokurorinë që të nisë hetimet ndaj Ervin Bushatit.

Ky i fundit është denoncuar nga PD-ja në vitin 2018, për të paktën 7 pasuri të deklaruara të cilat ai nuk i justifikon dot.