“Pasuri e vënë nga droga”, 4 persona marrin formularin e vetëdeklarimit nga OFL/EMRAT

53

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Julian Toro, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Viktor Shoraj alias Robert Toro, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Dino Abazi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e substancave narkotike”;

-Daniel Nikaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.