Ballina Aktualitet Paskuqan, atentat me armë zjarri, plagoset 55-vjeçari

Paskuqan, atentat me armë zjarri, plagoset 55-vjeçari

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e Paskuqanit.

Mësohet se objektivi i të shtënave ka qenë 55-vjeçari Urim Vata, i cili ka mbetur i plagosur në vendngjarje.

Disa prej plumbave e kanë kapur 55-vjeçarin në këmbë, ndaj ai është dërguar me urgjencë në QSUT.
Vata ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.