Pasi deklaroi që është homoseksual, Gabriel Garko jep lajmin live në emision! Ja çfarë pritet të ndodhë me të

103

Deklarata në Big Brother-in italian e Gabriel Garkos i shokoi të gjithë.

Aktori, ëndërr e çdo femre italiane e jo vetëm nënkuptoi live në emision se ishte homoseksual dhe se gjithë historitë e tij deri në atë moment ishin “përralla, të bukura, por vetëm përralla”.

Pas këtij rrëfimi aktori gjithashtu ka dhënë një deklaratë shokuese në emisionin e Barbara D’Urso “Non è la D’Urso”, ku lajmëroi se nuk do të shfaqet më në televizion.

Ndër të tjera Gabriel u ndal tek puthja me Barbarën, duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe si një aktor që është, vetëm ka aktruar.