Arsimi, pasaktësitë në tekstet shkollore ende pa zgjidhje

152

Pavarësisht masave dhe përpjekjeve, apo edhe rritjes së buxhetit për arsimin dhe reformës liberalizuese të teksteve shkollore, problemi i pasaktësive të rënda që gjenden në librat me të cilat nxënësit mësojnë ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

Pasaktësitë dhe gabimet variojnë që nga ndarja e kapitujve, varfëria gjuhësore, fjalitë pa kuptim e deri te pasaktësirat shkencore të shumta dhe gabimet drejtshkrimore. Mangësi të tilla sot kthehen në njohuri të gabuara dhe të deformuara të brezit të ri në të ardhmen.