Ballina KULTURË Pas sherrit me Oriolën, Noizy prish marrëdhëniet dhe me Dafinën

Pas sherrit me Oriolën, Noizy prish marrëdhëniet dhe me Dafinën

Reperi Noizy është më i pëlqyer dhe më i ndjekuri në rrjetet sociale. Ai është tepër aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku poston vazhdimisht foto e video nga përditshmëria e tij.

Oriola Marashi e cila ishte prej kohësh ka qenë pjesë e labelit OTR, tashmë ka dalë prej tij. Në profilin e saj në rrjetet sociale, Oriola nuk poston më foto krahas Noizyt, të cilin e quante ‘mbret’. Modelja ka hequr nga lista e ndjekësve edhe faqet zyrtare të grupit.

Mirëpo Oriola nuk është e vetmja me të cilën Noizy nuk flet, sepse gjasat janë që ai t’i ketë prishur marrëdhëniet edhe me Dafina Zeqirin.

Ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”. Kujtojmë që së fundmi kanë sjellë dhe një bashkëpunim shumë të suksesshëm, që u prit mjaft mirë nga publiku. Çfarë ka ndodhur me Noizyn dhe Dafin?