Pas përfundimit të zgjedhjeve, hapet kutia e parë e votimit për numërim

34

Disa orë nga përfundimi i votimit, është hapur kutia e parë për t’iu nënshtruar procesit të numërimit.

Ky proces ka filluar në bashkinë e Pustecit.

Është një zonë me pak votues, ndaj edhe në çdo proces zgjedhor rezultati del më herët sesa në bashkitë dhe njësitë e tjera administrative.

Ndërkaq, vijon në pjesën më të madhe transportimi i kutive për në qendrat e numërimit.