Ballina Showbiz Pas ndarjes Cardi B zbulon fytyrën e vajzës Kulture, por diçka nuk...

Pas ndarjes Cardi B zbulon fytyrën e vajzës Kulture, por diçka nuk shkon me Offset

Cardi B ka përshëndetur fansat e saj me një foto të ëmbël të vajzës Kulture, e cila erdhi në jetë në muajin korrik.

Të mërkurën, reperja publikoi foton e parë ku shfaqej fytyra e vogëlushes së saj, 5 muaj pas lindjes. Fotoja vjen një ditë pasi Cardi B njoftoi ndarjen nga bashkëshorti Offset pas më shumë se një viti të martuar.

Cardi B dhe Offset u martuan fshehurazi në shtator 2017. Në fakt, Cardi B nuk e konfirmoi martesën deri në qershor të 2018-s.
Por me sa duket mes çiftit nuk ka funksionuar dhe reperja tha se tashmë ata i kanë ndarë rrugët dhe do të mbeten vetëm miq të mire.