Pas martese u përdor nga burri si prostitutë me pseudonimet “Hyrije” dhe “Diana”, gruaja hakmerret pas 22 vitesh, ja si e fundosi tutorin

48

Një vajzë nga kryeqyteti që 22 vite më parë u mashtrua me martesë, por që përfundoi si prostitutë në vende të ndryshme të Europës, kërkon shpalljen fajtor të personave që e trafikuan. Ajo sfidoi autoritetet shqiptare që për shumë vite e mbajtën pezull dhe nuk i dhanë të drejtë. Gruaja kreu veprime hetimore, duke dorëzuar prova bindëse që do t’u kushtojë të dyshuarve gjykimin.

Rasti i shtetases A. A. gjatë vitit 2000 ka qenë një nga dosjet më të bujshme në Francë, atëherë kur ndërkohë shumë vajza shqiptare viktima të trafikut shpëtoheshin nga rruga dhe ktheheshin nga autoritetet e huaja përmes riatdhesimit.

Hetimi i inicuar i bazuar në kallëzimin e A. A në Shqipëri mësohet  të ketë zgjatur tetë vite nga 2012 deri në 2020. Përballë një sërë burokracish të tilla si pritjet e letërporosive, A. A sipas burimeve ka dorëzuar prova shtesë, duke bërë deri diku prokuroren për të hedhur poshtë pretendimin e të akuzuarve se ata nuk e njihnin dhe nuk e kishin takuar kurrë.

Por një fotografi dasme dhe një video e 1998-s në të cilën shfaqen pranë të resë personat e akuzuar prej saj, ka përmbysur krejt pozicionin e të dyshuarve që në mbyllje të hetimeve përfunduan të akuzuar për veprën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Në dëshminë e saj A. A kujton: në harkun kohor të viteve 1998-2003 jam shfrytëzuar jashtë shtetit për prostitucion nga shtetasit shqiptarë J. K, dhe A. D. Konkretisht në 1998 u njoha me J. K nëpërmjet të afërmve të mi. Ai më premtoi martesë dhe u nisëm me skaf për një jetë më të mirë drejt Italisë. Në fund të 1998-s u nisëm nga Italia drejt Lionit, atje J. më shtyu të ushtroj prostitucion dhe lekët t’ia jepja atij.

Në atë kohë viktima e prostitucionit ka përdorur si certifikatë emrin e rremë Hyrije.

“Më pas në mars 1999 u nisëm drejt Belgjikës ku qëndruam në Bruksel. Aty u regjistrova me emrin Diana. Lekët ia dorëzoja përherë J. Pasi u ktheva në France sërish përfundova në rrugë duke ushtruar prostitucion në provincën e quajtur Sarcelë afër Parisit”.

Prokuroria e Përgjithshme gjatë 2012 ka kryer verifikimet ndaj shtetasit që përmendet si trafikant femrash nga ku rezulton se ai ishte një i kërkuar nga autoritetet belge, duke qenë se Gjykata e Brukselit e kishte dënuar me pesë vjet për shkelje të ligjit për të huajt, vjedhje me sulm dhe mashtrim për shfrytëzim prostitucioni. Por teksa në atë kohë hetimet ndaj këtij shtetasi u stopuan, pasi nuk u soll asnjë material shtesë mbi çështjen konkrete, ka qenë viktima që u ka qëndruar mbi kokë hetimeve dhe ka kërkuar vazhdimisht zgjimin e prokurorëve.

“Në pritje të letërporosive u sugjerua që hetimi të pezullohet, ndërsa nga ana e prokurorit është vendosur pushimi i çështjes me shpjegimin se të dhënat e kallëzueses A. A janë indicie dhe si të tilla nuk shërbejnë për ngritjen e akuzës pasi nuk mjaftojnë”.

Por, vajza e trafikuar nuk është dorëzuar. Menjëherë sapo është vënë në dijeni për veprimet e prokurorisë, në 2014-n rezulton të jetë paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë me një ankesë ku ndër të tjera nuk heq dorë dhe këmbëngul hetimin e trafikantit të dyshuar J. K.

“Policia rivihet në lëvizje dhe me disponimin e fashikullit penal kërkohet përgjigje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë për marrje informacioni nëse ishte kthyer apo jo përgjigje nga letërporositë”.

Njëkohësisht, prokurorët vendosin një pushim të dytë të çështjes, pasi kryejnë kërkime edhe pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të asaj kohe me cilësimin “J. K” nuk është në kërkim në Shqipëri dhe hetimi pasuror ndaj tij është pushuar”.

Prokuroria sjell si arsyetim edhe ballafaqimin mes ish-prostitutës së detyruar për të dalë në rrugë dhe dy personave të dyshuar “J. K. nuk pranoi që e njihte kallëzuesen A. A, ndërsa denoncuesja sjell edhe emra viktimash të tjera me shtetësi të huaj”. Prokuroria vijon të jetë kundër denoncueses gjatë asaj kohe për mbylljen e dytë të dosjes, duke treguar se “zyra e prokurorit të përgjithshëm i Moldavisë informon se nuk ka qenë e mundur intervistimi i Natalia T”.

Por njëkohësisht fashikullit i bashkëngjitet edhe dëshmia e të dyshuarit tjetër që mban qëndrim mohues dhe këmbëngul se nuk e njeh denoncuesen. Në vitin 2015 autoritetet zhvillojnë një seancë ballafaqimi mes këtij shtetasi dhe të dëmtuarës, dhe teksa viktima këmbëngul se ajo njihej me të, ai tregonte të kundërtën. A. A thotë në këtë procesverbal “Ti ke qenë në dasmën e vëllait tim, ke drejtuar makinën benz në ngjyrë gri, ke qenë si shofer kur morëm nusen”.

Pasi ka pritur shumë muaj, duke i lënë dorë të lirë policisë dhe prokurorisë që të hetonin dhe pasi asnjëra prej tyre s’ka dhënë rezultat, gruaja është rikthyer sërish. Ajo ka dorëzuar fotografi dhe video që vërtetonin dëshminë e saj dhe hidhnin poshtë qëndrimin mohues të të dyshuarit tjetër që insistonte se nuk kishte asnjë njohje me të dhe se nuk kishte as hyrje-dalje me familjen e saj.

“Mora kasetën e dasmës së vëllait dhe i shkëputa çastet ku shfaqet njëri prej tyre. Nuk gënjej”, rrëfen viktima para autoriteteve shqiptare që më në fund pasi kanë kryer ekspertizën janë dorëzuar dhe i kanë dhënë të drejtë./Si

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here